×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Serbia tani kanë në tavolinë “propozimin e fundit” nga BE-ja, konfirmon Borrell: Koha për bisedime serioze, nuk vendosim afate

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 11:40

    Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell, nga Tirana në kuadër të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

    Borrell ka thënë se pas 23 nëntorit që rezultoi me marrëveshjen për targa, tani është një moment i rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ai bëri të ditur se palëve gjatë ditës së djeshme u është dërguar “teksti i propozimit të fundit” në tavolinë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Reporteri.net.

    “Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit është një moment i rëndësishëm. Marrëveshja për targat ka përfunduar dhe tani duhet të angazhohen mirëfilli në dialog për propozimin evropian, të mbështetur fuqishëm nga Franca dhe Gjermania.

    Teksti i fundit u është drejtuar dje dhe Prishtina e Beogradi janë ata që duhet të nisin bisedime, bisedime serioze sepse është  koha ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.

    I pyetur për marsin 2023, që kryeministri Kurti e ka përmendur disa herë si afat për normalizim të marrëdhënieve, Borell ka thënë se nuk duhet vendosur “afate artificiale”, por është koha që palët të punojnë për normalizim të marrëdhënieve. Por, Borrell është shprehur optimist se dialogu do të ketë një epilog pozitiv së shpejti.

    “Jam shumë optimist. Nuk duhet të vendosim afate artificiale. Është koha që të nisim të punojmë. Nuk është e rëndësishme të caktojmë një datë, por të punojmë me shpejtësi. Është koha për të punuar”, tha Borrell.

    Se nuk ka kohë për të humbur, edhe tha sot edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak pas takimit që kishte me kryeministrin Kurti.

    “Ne besojmë se nuk ka kohë për të humbur. Jo presion, por nuk duam ta humbim këtë moment”, u shpreh ndër të tjera Lajçak në Prishtinë. /Reporteri.net

    Lajçak pas takimit me Kurtin: S’ka kohë për të humbur, diskutimet për normalizim duhet të kthehen sa më shpejt

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!