×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Krasniqi, qeverisë: Pakoja e juaj synon të blejë paqe sociale duke ndikuar në disponimin afatshkurtër të qytetarëve

    Reporteri
    15 Shtator 2022 | 10:59

    Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit të Kosovës, Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar ashpër qeverinë kosovare se është bërë “qeveri e rehatuar në kolltuqe” dhe e “shkëputur nga hallet e qytetarëve”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Krizën çdo ditë e më të rëndë ekonomike në vend, Krasniqi tha se qeveria ka vendosur ta sheh si luftë politike.

    “Ata që kanë pasur edhe standard mesatar të jetesës mezi po ia dalin”, tha Krasniqi, derisa tha se shtresa me të ardhura më të ulëta gradualisht po bjen në varfëri.

    “Kjo qeveri me kokëfortësi ka refuzuar çdo propozim tonë”, tha Krasniqi.

    Çfarë po bëhet me 700 milionë euro të grumbulluara e të bllokuara nga qeveria, pyeti Krasniqi, derisa pakon e fundit e quajti “jo serioze” dhe e cila “ka për qëllim  të ndikojë në disponimin afatshkurtër qytetar duke blerë paqe sociale”.

    Kreu i PDK-së propozoi pesë masa, siç tha ai të menjëhershme, për të luftuar krizën ekonomike në vend.

    Lirimi nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të produkteve bazike ushqimore, heqjen e akcizës së naftës, subvencion për 25 përqind të faturave të energjisë elektrike për ata që shpenzojnë deri n 1 mijë e 200 kilovatë rrymë, si dhe mundësia e lejimit të një tërheqje të mjeteve vetanake të fondit pensional të TRUST-it, tha Memli Krasniqi i PDK-së

    Krasniqi tha se këto masa do të jepnin efekt të menjehershëm në raport me krizën aktuale

    Krasniqi i replikon Muratit

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i ka reaguar ministrit të financave, Hekuran Muratit, se pse ai nuk i deklaron kriptovalutat e tij.

    Krasniqi tha se shoqëria e Muratit tregon se edhe ky i fundit ka kriptovaluta por se asnjëherë nuk i ka deklaruar.

    Krasniqi tha se “çudia dhe turpi” është se kjo qeveri po flen karshi krisë, dhe se as sindikatat e punëtorëve nuk i takojnë – por, se edhe kur i takojnë u shpërfaqin “nivelin më të lartë të arrogancës së paparë ndonjëherë”.

    “Ju jeni të shkëputun prej realiteti”, tha Krasniqi.

    Ti je më mirë se shumica këtu, i tha Krasniqi, Muratit. “E ke qeverinë e milionerave”.

    ./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!