×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri pas homazheve në Drenas

    Kurti: Kosova po përgatitet për ta paditur Serbinë për krimet e kryera

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 13:14

    Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Mulliqi në Abri të Epërme të Drenasit.

    “Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

    Kreu i ekzekutivit i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

    Kujtojmë se në muajin shkurt është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

    Kurti kishte deklaruar se të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!