×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me komandantin e KFOR-it: Policia kreu detyrën zyrtare, objektet e komunës janë pronë e Kosovës

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 20:52
    Albin Kurti dhe Angelo Ristuccia

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që pati kryeministri i vendit, Albin Kurti, me Komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

    Kryeministri Kurti ka theksuar se institucionet e sigurisë punojnë për të ofruar ambient të qetë për të gjithë, duke shtuar se prioritet i Qeverisë është sundimi i ligjit dhe liria e lëvizjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryetarët e rinj të komunave veriore, tha Kurti, do ta ushtrojnë detyrën e tyre pa pengesa.

    “Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”, thuhet në komunikatë.

    “Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhet tutje.

    Sipas Kurtit, objektet e komunës në veri janë pronë e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!