×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për propozimin evropian: Aleatët ndërkombëtarë e kanë dizajnuar si pako që përmban njohjen de-fakto

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 12:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për propozimin evropian, për të cilin tha se për shkak të konfidencialitetit nuk e ka sjell në Kuvendin e Kosovës, por siç tha ai kryetarët e partive opozitare e kanë pranuar atë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ishte deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ajo e cila pyeti Kryeministrin pse nuk e ka sjell në Kuvend deri tani këtë propozim, por që Kreu i Qeverisë tha se nuk ka ngelur diçka e panjohur nga ai propozim.

    Kryeministri Kurti tha se propozimi nuk është produkt i negocimit, ndërsa tha se ai erdhi tri javë pas takimit të 18 gushtit të vitit të kaluar.

    “E kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit evropian. Përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe ne Kuvend, ndonëse besoj që pas shumë muajve, pothuajse asgjë ska ngelur e panjohur nga ai propozim, që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme qe fillojne te hënën që vjen. Nuk është produkt i negocimit propozimi, me që me 18 gusht të vitit të kaluar, është hapur tema e kornizës përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime, temë meqë pala tjeter nuk ka qenë e gatshme për të”, tha Kurti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti në Kuvend tha se Aleatët ndërkombëtarë e dizajnuan planin evropian si një pako që do të avancojë në anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtarë, dhe i cili përmban njohjen de-fakto.

    “Tri javë pas atij takimi vjen propozimi, nuk është qe ne kemi negociuar dhe ka ardhur propozimi. Nuk është që ne kemi negociu, e propozimi ka ardhur. Nuk është produkt i kërkesave të palëve. Nuk është që kam kërku diçka e është aty. Aleatet e Republikës së Kosovës e kanë dizajnu si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, dhe i cili përmban njohjen de-fakto, e gjithë kjo bazuar në kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha kreu i Qeverisë.

    Kryeministri i vendit theksoi se propozimi përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, e që siç tha ai i referohet si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në Republikës e Kosovës.

    “Marrëveshja përmban njohjen e ndërsjelltë të formës de-fakto. Për Kishën Ortodokse Serbe, siç e kam thënë propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusin e saj, e as diskutim mbi të drejta të veçanta, por i referohet si një person juridik fertar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e Republikës së Kosovës”

    “Formalizimit të statusit të Kishës Ortodokse përkatësisht eshte bërë përmes njohjes se saj si një nga bashkësitë fetare në Republikës e Kosovës në ligjin përkatës. Shteti jonë është demokraci liberale, bazuar në një dimension të qartë të të drejtave të njeriut”.

    Një element te tillë e kam trashëguar. Mund t’ju garantoj asgjë e veçantë që ka të bëjë me Kishën nuk do të pranoja të përfshirjes në marrëveshje sikur kjo. E kam shpjeguar që ai nuk është produkt i negocimit, pra nuk është produkt”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!