×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak pas takimit me Kurtin: S’ka kohë për të humbur, diskutimet për normalizim duhet të kthehen sa më shpejt

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 10:36

    Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin Albin Kurti.

    Lajçak ka thënë se me Kurtin diskutuan për ta kthyer procesin e dialogut në normalizimin, pasi që nga 23 nëntori tensionet janë ulur.

    Emisari evropian tha se takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq pritet të realizohet brenda disa javëve në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    “Fatmirësisht që nga 23 nëntori nuk kemi më afate dhe kriza dhe mund të diskutojmë për substancën. Për këtë arsye jam këtu. Për të kthyer këto diskutime në normalizim të marrëdhënieve dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e bazuar në dokumentin që e prezantova këtu. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe duam që takimi i nivelit të lartë të realizohet brenda disa javëve”, tha Lajçak para mediave.

    I pyetur për marsin 2023 që nga kryeministri Kurti është përmendur si afat për normalizim të marrëdhënieve, Lajçak tha se nuk është “njeri i afateve”, por megjithatë potencoi se tani është “momentumi i duhur” dhe se “nuk ka kohë për të humbur”.

    “Ne besojmë se nuk ka kohë për të humbur. Jo presion, por nuk duam ta humbim këtë moment. Diskutuam edhe për zhvillimet në veri. Ne diskutuam edhe për marrëveshjen për energjinë e cila ende duhet të implementohet. Kemi një situatë normale sërish, që është pozitive”.

    Lajçak foli edhe për situatën e krijuar në veri me dorëheqjen e serbëve nga institucionet, teksa tha se “ka një vakum të madh sigurie”.

    “E diskutova këtë me presidentin serb dhe kryeministrin Kurti. Një gjë që është e qartë që kemi një vakum të madh sigurie që nuk është e mirë për popullin dhe për askënd dhe natyrisht duam të kthehemi në nornmalitet, ku policia është aty bën punën e saj dhe ku gjykatat funksionojnë.

    Procesi i normalizimit do të nisë në javë dhe është në duart e  e të dy palëve. Nuk duam të vonohemi.

    Procesi i normalizimit do të nisë brenda disa javëve. Momentumi tani është i drejtë por nuk do të jetë përgjithmonë. Nuk duam të vonohemi. Nuk jam njeri që jap afate, por ta shohim se çka do të ndodhë.

    Një gjë është e qartë që të dy vendet kanë bërë përkushtime në dialog”, tha Lajçak. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!