Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur para përpjekjes së 53-të për konstituimin e Kuvendit, ku tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive.

“Jo, nuk besoj që ka ndonjë ndryshim. Besoj se do të presim vendimin e Gjykatës. Nuk po shoh ndonjë mundësi të ndonjë ndryshimi sot”, deklaroi Limaj.

Dje ka pas spekulime që Albin Kurti i ka dërguar një ofertë të shkruar Limajt për marrëveshje, ku sipas raportimeve i ka ofru një ministri, nënkryetarin e Kuvendit dhe disa pozita të zëvendësministrave. /Reporteri.net/.

Reklamë