×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Luksi

    “Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për t’u veshur firmato, Arian Tahiri shfaqet në fushatë me xhupin PRADA

    Reporteri
    29 Shtator 2025 | 17:01
    “Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për tu veshur firmato, Arian Tahiri shfaqet në fushatë me xhupin PRADA - Reporteri

    Vetëm pak javë pasi eksponentë të PDK-së në Mitrovicë tematizuan bluzën e famshme “Casablanca” të kandidatit të LVV-Guxo për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, në rrjetet sociale është publikuar një fotografi ku kundërkandidati i tij, Arian Tahiri paraqitet në fushatë me një veshje tjetër “firmato”. Hala më “luksoze” se ajo e Pecit. 

    Kandidati i PDK-së u pa i veshur me hiq më pak se një një xhup me kapuç të markës luksoze italiane “PRADA”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Fotografia e Arian Tahirit me xhupin “PRADA” u shpërnda në Facebook, të dielën nga një aktiviste e PDK-së në Mitrovicë, dhe duket të jetë e shkrepur gjatë një aktiviteti elektoral ku ishte i pranishëm edhe kandidati i PDK-së që sivjet po synon ta pasojë Bedri Hamzen në Mitrovicë.

    Derisa për bluzën e Faton Pecit u tha se është false, dhe e blerë në një dyqan në Mitrovicë, nuk dihet ende nëse edhe kjo e Tahirit do të rezultojë njëjtë – ose të paktën nëse do të pretendohet se është false gjithashtu.

    Por në rast se është e kundërta dhe është blerë në një dyqan zyrtar të “PRADA”, atëherë çmimi i xhupit, në internet, rezulton të jetë hiq më pak se 2050€ – dymijë e pesëdhjetë Euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në rast se veshja e kandidatit të PDK-së për Mitrovicën është xhup origjinal me kapuç “PRADA”, prej pëlhure teknike, atëherë si material është 100% poliamid i ricikluar. Megjithatë në tregun online gjenden edhe imitime të këtij produkti, që dallojnë nga materiali dhe çmimi, natyrisht.

    “PRADA” që konsiderohet si një nga markat më prestigjioze në botën e modës nuk ka dyqan zyrtar në Kosovë. Veshja me këtë markë rrobash shpesh konsiderohet si simbol i statusit dhe luksit, pasi çmimet e saj janë shumë të larta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!