×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Varshavë

    Maqedonci: Lufta e UÇK’së ishte e drejtë dhe e pastër

    Reporteri
    29 Shtator 2025 | 23:11

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqdonci, ka dhënë një intervistë për transmetuesin polak TVP World, ku folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, ku ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, shkruan Reporteri.net.

    Maqedonci ka deklaruar se qëllimi i vërtetë i Serbisë përmes akuzave kundër drejtuesve të UÇK-së është minimi i shtetësisë së Kosovës dhe i legjitimitetit të intervenimit të NATO-s që ndali gjenocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.

    “Bëra të qartë se Serbia po vazhdon të mbajë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje, duke zhvilluar luftë hibride dhe duke strehuar e mosdorëzuar pjesëtarët e grupit paramilitar që tentoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe kreu akte terroriste kundër institucioneve tona”, ka thënë Maqedonci.

    Ai ka folur edhe për invazionin rus në Ukrainë, duke nënvizuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për liri.

    “Gjithashtu theksova investimet e Qeverisë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe faktin që ushtria jonë po ndërtohet sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar ndërveprueshmëri me aleatët dhe duke përgatitur vendin për anëtarësim në NATO”.

    Në fund, Maqedonci ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në ruajtjen dhe forcimin e vlerave demokratike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!