×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Mbërrijnë në Kosovë trupa shtesë të KFOR-it nga Rumania

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 23:03

    Rumania ka sjellë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR pas sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u lëndua një polic tjetër.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video ku shihen trupat rumun të KFOR-it duke hyrë në Kosovë nga kufiri me Maqedoninë.

    Para dy ditësh, Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, bëri të ditur se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

    Kujtojmë se NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe rritjes së tensioneve në rajon.

    Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!