Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona. Përveç masave ndëshkuese, ekspertët kërkojnë edhe riaftësim të detyrueshëm për shoferët që përsërisin kundërvajtjet, si dhe përgjegjësi më të madhe institucionale për mirëmbajtjen e rrugëve.

Aksidentet me fatalitet në komunikacion vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet kryesore për sigurinë rrugore në vend. Të dhënat e Policisë tregojnë se numri i viktimave në trafik mbetet i lartë, ndërsa ekspertët kërkojnë masa më konkrete për parandalimin e aksidenteve.

Sipas Policisë, në dhjetëmujorin e vitit 2026 janë regjistruar 93 persona të vdekur në komunikacion. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 88 aksidente me fatalite

Reklamë

Për ekspertin e komunikacionit, Lavdim Hamiti, parandalimi i aksidenteve kërkon edhe masa më të rrepta ndaj shoferëve që përsërisin kundërvajtjet në trafik. Ai vlerëson se një prej hapave të nevojshëm është riaftësimi i detyrueshëm i këtyre drejtuesve të automjeteve.

“Duhet të jetë një shkollë riaftësimi e obligueshme, për personat që kanë kundërvajtje të shpeshta apo të shumta, që të jetë i obligueshëm të vijë në atë shkollim për riaftësim dhe pastaj të ketë të drejtën të qarkullojë në komunikacion”, tha ai.

Me afrimin e 15 nëntorit, kur fillon obligimi për pajisjen e automjeteve me pajisje dimërore, Hamiti u bën thirrje shoferëve që të përgatiten me kohë për kushtet e vështira atmosferike.

Ai thekson se përgjegjësi për sigurinë rrugore kanë edhe institucionet, të cilat duhet të kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit.

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 18 mijë e 338 aksidente në komunikacion. Prej tyre, 7 mijë e 337 kanë përfunduar me lëndime./RTK

Reklamë