×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i PDK-së

    Memli Krasniqi tregon se a do të donte të ishte kandidat për Kryeministër në vend të Bedri Hamzës

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 20:02
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati I kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza është njeriu më i duhur për të drejtuar Qeverinë e Kosovës.

    Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka treguar se si ndjehet që nuk është vetë kandidat për kryeministër.

    “z,Hamza e kam propozuat unë. Pjesa kryesore e preokupimit tim ka qenë që vërtetë që Bedriu duke qenë një njeri shumë serioz, shumë I kujdesshëm dhe shumë i përgjegjshëm, pjesa e parë e rëndësishme ka qenë që ta bindi që ai ta marrë këtë barrë, sepse është njeriu më i duhur për Kosovën sot. Jo në asnjë moment nuk kam asnjë dyshim për këtë çështje. Për mua ka qenë më e rëndësishme me vendos para qytetarëve njeriun më të mirë para qytetarëve për kryeministër dhe ky është Bedri Hamza. Unë e falënderoj që PDK më ka mbështet në këtë propozim timin dhe sot besoj që secili e ka të qartë që ky ka qenë vendimi i duhur.”, ka thënë Krasniqi.

    Intervista e plotë: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!