Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza i shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë.

Në këtë takim pritet të diskutohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e Presidentit.

Reklamë

Para se të takohet me Hamzën, në Qeveri është parë duke hyrë edhe zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca.