×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / "Tubimi i bashkimit"

    Osmani akuzon Vetëvendosjen: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

    Reporteri
    10 Maj 2026 | 19:01

    Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha përpjekje për eliminim politik të saj.

    Ajo tha se kundërshtimet ndaj saj erdhën pasi zhvilloi takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

    Osmani tha se Kosova para vetës ka dy rrugë.

    “Në njërën anë është rruga e atyre që e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e secilit, secilit që Republikën e vendos përpara çdo interesi partiak dhe ideologjik, rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme dhe ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një president që u ul me presidentin e SHBA-së. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, e aleancave të forta, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë”, tha Osmani.

    Ajo tha se Kosova ka vetëm një drejtim përpara, dhe se bashkimi me LDK-në nuk është për pushtet por për shpresë.

    Osmani tutje tha se Republika nuk është vetëm e një njeriu dhe partie, por e popullit.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!