×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

    Reporteri
    13 Janar 2026 | 19:32

    Mbledhja e “rrethit të ngushtë” të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar, pas më shumë se pesë orësh.

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes, ku tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi i LDK’së.

    Ai tha se do ta paraqesë dorëheqjen nga pozita e kryetarit para Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    “…pastaj Kuvendi vendos a e pranon apo jo dorëheqjen. Secili njeri brenda LDK’së ka të drejtën të shtrojë kandidaturën… LDK është unike, është e bashkuar, i shtron çështjet në konsultime të tilla dhe do t’i formalizojë tutje në organet partiake. Ishte takim joformal i kryetarit me bashkëpunëtorët e vet. Takimi i vetëm formal është ai i Kryesisë”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku deklaroi se mbledhja e Kryesisë do të mbahet javën e ardhshme. Nëse nuk i pranohet dorëheqja nga Kuvendi, ai tha se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kësaj partie.

    “Kryesia javën e ardhshme, e pastaj Kuvendi…Nëse Kuvendi s’ta pranon dorëheqjen, të obligon me qëndru në karrigen e Kryetarit”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Takimi u thirr për ta diskutuar rezultatin e dobët që shënoi kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u renditur e treta me 13%./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!