×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Policia jep detaje për rastin me të shtëna me armë zjarri në Bernicë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 10:12

    Portali në gjuhën serbe “KoSSev”, mbrëmë ka raportuar se në fshatin Bërnicë dy sulmues të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatë të rinjëve serbë.


    Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin, mirëpo nuk ka treguar për kombësinë e sulmuesve dhe viktimave, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një gëzhojë dhe rasti është iniciuar si “përdorim i armës”.

    Fsh. Bernicë e Poshtme, Prishtinë (NN) 03.10.2020-19:20. Dy dëshmitarë  meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa ka qenë në oborrin e shkollës, dy të dyshuar meshkuj të panjohur pas konfrontimit në të larguar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri (nuk dihet drejtimi). Në vendin e ngjarjes janë dal njësitet relevante policore, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti vazhdon të hetohet.”. thuhet në raportin 24 orësh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!