Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit, pas dënimit në shkallë të parë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Vizitën e ka bërë të ditur djali i tij, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka falënderuar presidenten për vizitën, duke i uruar punë të mbarë dhe sukses në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka theksuar se në këto ditë të vështira, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shtetin e Kosovës, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në betejat ligjore për kthimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atdhe.
“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ai.
Postimin e ka shpqëruar me një fotografi të presidentes teksa në duar mban, Gegën, djalin e tij.
