Një numër i fermerëve tashmë kanë mbërritur te Ministria e Bujqësisë, ku do të protestohet në shenjë pakënaqësie për ndalimin e grumbullimit të qumështit.

Ata tashmë me mjete motorike traktorë e cisterna ia kanë mësyer zyrave të MBPZHR-së.

Ani pse Policia s’lejonte fillimisht të futeshin me mjete pranë Ministrisë, kordoni u thye nga ana e fermerëve, dhe filluan që cisternat me qumësht ti zbraznin aty.

Reklamë

Kjo protestë ishte paralajmëruar qysh ditën e djeshme.