Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka qeshur kur u pyet për zërat “se do të arrestohet”.

Për këtë temë, Rama tha: “Unë i shoh më shumë si lojëra politike, tentojnë mi frikësu apo përmes shantazheve me ndal çdokënd që përballet me mospunën e tyre”.

“Mua nuk mundet me më frikësu askush, gjithmonë jam i hapur, proceset në kryeqytet janë të hapura”, deklaroi Rama në T7.

Reklamë

Ka shtuar se nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës. Tha se ai di veç për disa padi që sipas tij janë deponuar nga Qeveria Kurti.

“Unë e di për disa pika që kanë ngre padi që nuk kanë asnjë bazë. […] Për fat të keq kemi një qeveri që punon gjithë kohën, që për me bë bllokada organizohen brenda 24 orëve”, ka thënë ai.

Edhe për çështjen e legalizimit, ai tha “çdo gjë është ligjore” e sipas tij “[VV] mundohen me fsheh mospunën e tyre, duke tentu me frikësu njerëzit që e ngrisin zërin kundër mospunës së tyre”.

Në opinion publik, ditëve të fundit ka pasur spekulime se Rama mund të arrestohet për korrupsion.

Reklamë

Ndërkohë, që edhe disa media kanë spekuluar se shumë shpejtë mund të ketë arrestime në vend, duke u aluduar se behët fjalë edhe për të paktën njw kryetar komune i cili gjoja është cak i autoriteteve të sigurisë.

Arrestimin e Përparim Ramës e ka paralajmëruar edhe një deputet i VV-së.

“Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka “mbrojtur” nga ndjekja ligjore disa “peshq” të mdhenjë. Përparim Rama… tik tak, tik tak…“, ka shkruar Egzon Azemi, më 8 tetor 2026, në Facebook.