×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për President të ardhshëm

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 18:01

    Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se partia e tij i ka dhënë besim që AAK-ja të kërkojë nga partneret e tij të koalicionit kandidimin e tij për president të ardhshme të vendit, pas përfundimit të mandatit të Presidentit Thaci, pranverën e vitit të ardhshëm.


    Po ashtu, kryetari i AAK-së njoftoi se në mbledhjen e tij me strukturat udhëheqëse të Aleancës ka marrë mbështetjen e partisë që të zhvillojë bisedimet eventuale për rikofigurim të qeverisë.

    “Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar, në facebook, Haradinaj pas mbledhje së AAK-së.

    Postimi i plotë:

    Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

    Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.

    Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë eksitues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

    Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

    Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1984371218353949?__xts__[0]=68.ARDJ3DlzNDRPkRfLfOfQMeeyJBGpksdnrnHe2flRg2Yha7ycRADpdYmLWf6XzoRUyj1N2R5-RfXXF1M3ZnzTf_6yVrYSKrC9ilmgmelSzYDOq5Xtdtdoz2628Uj_x-3zI6-0gbQAFEWr2RUzYQs-iyjtnsIDMJvPsOUHJfX8xOpjjIIf6SIOIECF3id7-SG9cZ2RN42U7WSn9LYRbzq2YM81teiiaiRoM1o_U7CjStmhLunGwTl-yx4IdTyTswceoqqbWcuytyzZM3w_bY8bRB5oSqotgBHm12OwLV8kSzqKwqsqJ99FAuoypLbqMKjlRwFYp-_qbbRERl161xU7wYot_g&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!