×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në një shkollë në Podujevë, theret me thikë një nxënës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 13:15

    Një rrahje mes dy nxënësëve ka ndodhur sot në mëngjes në shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.


    Njëri nga nxënësit është therur me thikë, dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    Ai ka thënë se i dyshuari poashti i mitur është dërguar në stacionin policor.

    “Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci. /Reoprteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!