×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrethohet me shirita vendi ku PSD i hodhi miell Hekuran Muratit

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 18:20

    Policia e Kosovës ka filluar hetime të thella pas aksionit të sotëm të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Aksioni është zhvilluar rreth orës 15:00, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

    Në rrjete sociale janë postuar fotografi ku shihet që vendi ku Murati u gjuajt me miell, është rrethuar me shirita të policisë.

    PSD me aksion simbolik, e gjuan me miell ministrin Hekuran Murati

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!