×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Sveçla: Do të vijë momenti kur Radojçiq do të zihet

    Reporteri
    31 Gusht 2022 | 21:04

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që veriun e Kosovës ta stabilizojë njëherë e përgjithmonë, përmes ndalimit të krimit, teksa ka folur edhe për të dyshuarin për krime të shumta në veri, Milan Radojçiq.

    Sveçla ka thënë se Radojçiq po e humbë pushtetin dhe ndryshe nga periudha të mëhershme kur e kontrollonte veriun, tani ai futet ilegalisht në Kosovë.

    Sipas ministrit, Radojçiq do t’i rrallojë vizitat në Kosovë, pasi që gjasat janë të mëdha që ai të kapet nga Policia e Kosovës.

    “Radojciq dikur lëvizte i lirë dhe kishte pushtet, tani po humb pushtet dhe i duhet të futet ilegalisht në Kosovë. Radojçiqi do t’i rrallojë vizitat në Kosovë sepse do t’i vij momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat për të cilat dyshohet”, ka thënë Sveçla në RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!