Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është lejuar ta takojë kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Siç raporton T7, komandanti i KFOR-it nuk e la Aliun të kalonte në përpjekje për t’i shmangur tensionet e mundshme nga protestuesit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për vizitën e tij në Leposaviq, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte nisur plan operativ.

Reklamë

Parimisht, ishte menduar që të planifikohej kamoflimi i Aliut, mirëpo KFOR-i si masë parandaluese e ktheu Ministrin Aliu prapa. /Reporteri.net/.