×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre deputetë nga Serbia në zyrën e Kurtit: Duam të drejta reciproke siç kanë serbët në Kosovë

    Reporteri
    04 Shkurt 2023 | 15:40

    Tre deputetë të Kuvendit të Serbisë, Enis Imamovic, Selma Kucevic, Shaip Kamberi dhe Sulejman Ugljanin kanë qëndruar sot për një vizitë në Kosovës ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra e Kurtit thuhet se përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë kërkuar që të ketë reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

    “Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Në këtë është diskutuar edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë”, ka thënë Kryeministri Kurti.

    Kurti ka shtuar se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

    Në fund komuniakta thotë se në këtë takim ua tha qëndrimi i përbashkët se për “paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!