Policia e Kosovës, ka njoftuar se, gjatë kontrollit të një veture në Jarinjë, ku kanë qenë dy persona, janë gjetur dhe sekuestruar thika, maica me simbole nacionaliste e paisje tjera multifunksionale.

Policia ka njoftuar se dy personat janë arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në kuadër të kontrolleve të shtuara në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Jarinje, mbi dyshimin e bazuar kanë ndaluar për kontrolle në vijën e dytë një automjet me targa SRB (VA) në të cilin gjendeshin dy persona, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– 5 thika, (dy prej tyre taktike\luftarake);

– 1 kamerë Go Pro (me mbajtës);

– 2 maica me simbole nacionaliste dhe mbishkrime nacionaliste ‘Freedom or Death’ & ‘Defend Europe since – 1312’ ‘Regrut’;

– 2 Pajisje multifunksionale;

Reklamë

– 1 flamur i Serbisë (llogo) SRB;

– 1 vulë me katër S dhe me mbishkrim ‘Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci’;
– 1 ID Kartë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, ndërsa dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Në vijim gjeni fotot lidhur me rastin:

Reklamë