Një fëmijë i gjinisë femërore ka vdekur pasi ishte lënduar nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, togeri Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Sipas Elezajt, Policia ishte njoftuar më 11 tetor se fëmija ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar aksidentalisht nga rrëzimi i një orendie në shtëpi.

Reklamë

“Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Elezajt.

Ai ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve./Reporteri.net/