Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme në QKUK.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Shaqir Uka, drejtor i MjekimitIntenziv në QKUK.
“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, ka deklaruar Uka.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Policia kishte gjetur në një dhomë të shtëpisë një çift bashkëshortor të plagosur me armë zjarri. 25-vjeçarja Jentlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, kishte vdekur në QKUK pak pas mesnatës, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, ishte duke u trajtuar në spital si i dyshuar në rast.
Në vendin e ngjarjes ishte sekuestruar një armë zjarri, ndërsa Prokuroria e kishte iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë”