×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Komunikata

    Vita: AUV na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme

    Reporteri
    06 Korrik 2026 | 20:17

    Qumështorja “Vita” ka njoftuar se kanë marrë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, derisa ka deklaruar se ato tregojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

    “Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjell një email i cili përmban rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

    Tutje kanë deklaruar se gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores “Vita”, janë dakorduar që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët.

    “Këtë vendim e kemi marrë për hir të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më larg se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit. Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësi të produkteve tona”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!