×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, Prokuroria japin detaje për Gazetën Reporteri

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 21:36
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astri Ademaj dhe zyrtari tjetër Blerand Kadriaj  kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti në Pejë.


    Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astritit, A. Ademaj.

    Rasti është konfirmuar nga Prokuroria e Pejës.

    “Si pasojë e një incidenti të armatosur kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur”, e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

    Ai ka thënë se prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!