×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç: Na kërkohet Kosova në këmbim të një dhurate të vogël

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 13:25
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    “Perëndimi na kërkon të dorëzojmë Kosovën në këmbim të një dhurate të vogël”, ka thënë presidenti serb, Alesksandar Vuçiç këtë të hëne në përvjetorin e 20’të të BIA-s serbe, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e arktikuloi kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës presidenti serb, i cili shtoi se vendet perëndimore “nuk po më kërcënojnë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij”.

    “Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.

    Vuçiç tha se “nuk tregojnë se cilat është kjo dhuratë”, por u shpreh i bindur se “është dhuratë e vogël”.

    “Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi është refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur, dhe nuk ka kërcënuar askë në tokën e tij. Ne nuk e kemi sulmuar askë, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, vazhdoi të thotë ai.

    Vuçiç foli edhe për propozimin franko-gjerman për të cilin tha se “së paku edhe për pak kohë nuk do të jetë publike”, por se tanimë “të gjithë po flasin për të dhe janë pozicionuar pro-dhe-kundër”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë propozim, Aleksandar Vuçiç thotë se Serbisë i ofrohet garancia për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian në këmbim të lejimit të Kosovës të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e në veçanti në Kombe të Bashkuara.

    Ai ka thënë se Serbia nuk e pranon këtë propozim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!