Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur Zana Spahiun në pozitën e drejtoreshës së përgjithshme të transmetuesit publik.

Vendimi është marrë me 9 vota për, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas informacioneve nga mbledhja e bordit, kjo ka qenë pika e vetme e rendit të ditës dhe nuk është zhvilluar diskutim lidhur me ankesën e ish-drejtorit Hysen Hundozi, i cili kishte ngritur pretendime duke vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të Spahiut për këtë pozitë.

Reklamë