Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.
Megjithatë ai thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.
“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”, shkruan Reporteri.net.
Bislimi i referohet ngjarjeve që ndodhën në Banjska, një fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.
Ai shtoi më tej se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.
“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.”, ka deklaruar ai.
Bislimi thekson Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një sulm hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.