×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Abdixhiku: Programi jonë parasheh 1.5 miliardë euro për Prishtinën, e jo bllokadë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2025 | 14:38

    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në tubimin e mbajtur në Prishtinë ka premtuar plot 1.5 miliardë euro për Prishtinën, dhe jo bllokadë.

    Sipas tij, ky është dallimi i partisë që udhëheq ai dhe partive të tjera.

    “Ne kemi projekte konkrete për Kryeqytetin. Jo premtime të zbrazëta, por plane të qarta dhe investime reale. Nga Unaza e Jashtme që e çliron qytetin nga kaosi dhe trafiku, deri te investimet e mëdha urbane që e kthejnë Prishtinën në një Kryeqytet funksional, modern dhe dinjitoz”, tha Abdixhiku.

    Tutje ai foli edhe për premtimet e tjera të programit qeverisës, si mësimi tërëditor, Spitali i Prishtinës, Qendra e Sportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!