Janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar.

Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49,30%, apo me 429 mijë e 979 vota.

Reklamë

Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13,59 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 5.68 për qind.