×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Video

    Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pastaj vazhdoi ngërçi në Kuvend

    Reporteri
    14 Dhjetor 2025 | 17:26

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sërish për ngërçin që u krijua disa muajsh në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka thënë se LDK e refuzoi, dhe pastaj vazhdoj ngërçi në Parlament.

    “I dërgova letër kryetarit të LDK-së, nëse nuk gaboj me datë 5 maj, mirëpo kjo u refuzua dhe më pastaj vazhdoi ai ngërçi në konstituimin e Kuvendit, patëm shumë kohë të humbur me çrast duhet të them nga gjithë ata muaj”, ka thënë Kurti për Albradio në Zvicër, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk e pranuan Albulena Haxhiun, nuk e pranuan votimin e fshehtë, nuk e pranuan për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvallën, nuk e pranuan Hekuran Muratin, nuk e pranuan Arbërie Nagavcin, e pranuan Dimal Bashën për herën e dytë”, ka thënë Kurti.

    Ai poashtu ka folur edhe për dështimin për ta zgjedhur Qeverinë, pasi nuk i kishte 61 vota sa janë të nevojshme.

    “Më pastaj erdhëm tek zgjedhja e qeverisë, unë nuk i mora votat e nevojshme, isha pesë deputetë mangu, në vend të 61 i kishim 56, por dëshironim të bënim çmos të mos përsëriteshin zgjedhjet. Ofruam edhe emrin e dytë Glauk Konjufcën, por edhe ai mori vetëm 56 vota”, ka deklaruar Kurti.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by albradio.ch (@albradio.ch)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!