Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencë për media ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që pritur dhe e ka dëshituar, por që duhet respektuar, shkruan Reporteri.net.

Ai madje theksoi se do të thërras Kuvendin e LDK-së për të shpalosur të gjitha çështjet dhe përgjegjësinë që mban si Kryetar.

“Dua të shpresoj që mbështetësit e LDK-së ti kem përfaqësuar me dinjitet. Një gjë do ta mbaj mend se LDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia e Kosovës dhe sot në këtë moment sfide LDK kja nevojë për unitet. Ka nevojë të dëgjojë më shumë, të rinovohet më shumë.

Reklamë

“Për këtë arsye do të thërras menjëherë kuvendin e LDK-së dhe para tij do ti shpalosi të gjitha çështjet, dhe përgjegësinë që mbaj unë si kryetar”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku ai ka besuar se duhet të jetë.

“Rezultatit i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur, ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shoh. Është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë. Kur qytetarët flasin ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin, ne duhet ta respektojmë”.

“Këto pesë vite që kam udhëhequr me LDK-në, kam bërë dhe vepruar ashtu siç kam besuar që është më e mira. Megjithatë sot duhet të them hapur se nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi bërë fushatë dinjitoze që nuk i ka munguar asgjë në përkushtim, por ky është verdikti qytetar. Qytetari gjithmonë ka të drejtë”, tha Abdixhiku.

/Reporteri.net

Reklamë