×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / KQZ

    Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar

    Reporteri
    31 Dhjetor 2025 | 8:09

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh, ka përcaktuar orarin e numërimit të votave gjatë ndërrimit të viteve, duke vendosur që procesi të zhvillohet me pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

    Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja vendosi që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në ora 12:00, për t’u ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa puna do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.

    Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.

    Deri më tani, afër 69 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 763 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!