×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Dokument

    KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 12:38
    Foto ilustruese

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.

    Arsyeja e anulimit të tenderit, sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurorimi, është mospranimi i asnjë oferte.

    “Nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, thuhet në njoftim.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 284 mijë e 506 euro dhe ishte planifikuar të jepet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

    Afati për dorëzim të ofertave ka qenë dje.

    Në zgjedhjet e kaluara, fletëvotimet janë shtypur nga kompania sllovene “Cetis”.

    Në zgjedhjet lokale, kjo kompani kishte cënuar besimin në procesin zgjedhor, me një gabim teknik që e kishte pranuar edhe vetë, lidhur me fletëvotimet në Mitrovicë.

    Dyshimet për parregullësi ishin ngritur për fletëvotimet e shtypura në balotazh. Shqetësimet ishin ngritur gjatë procesit të numërimit të votave në Mitrovicë.

    Pas reagimeve të shumta, kompania e kishte pranuar gabimin teknik gjatë printimit të fletëvotimeve në Mitrovicë, teksa kishte mohuar çdo mundësi manipulimi.

    Kompania kishte përgjegjësi të plotë për incidentin, duke theksuar se një gabim i tillë është “pothuajse i pamundur” të ndodhë në rrethana normale dhe se fletët e votimit përmbajnë elemente sigurie që nuk mund të falsifikohen./Reporteri.net

    KQZ e shpërblen sërish me tender kompaninë sllovene që pranoi se shtypi me gabime fletëvotimet e balotazhit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!