Huliganët serbë po pretendohet se kanë sulmuar një autobus të “Polluzha Tours” i cili ishte duke u shkuar nga Kosova për në Gjermani.
Portali i “Klan Kosova” raporton se kanë biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ishte në autobus, ku tha se sulmi ka ndodhur në afërsi të Nishit. Ndonëse raportimi mbetet i pakonfirmuar ende zyrtarisht.
“Në hyrje të Nishit na kanë gjuajtur me gurë, ku na kanë thyer xhamin përpara, e tash jemi duke e pritur autobusin tjetër”, citon mediumi t’i ketë pohuar një udhëtar.
“Lëndime s’ka pësuar askush, ndonëse jemi afër 60 persona në autobus. Tabelat e autobusit na i ka marrë policia, sepse me tabela RKS na kanë thënë se është rrezik që të vazhdojmë”, citohet të ketë thënë ai.
Më tej, sipas raportimi, udhëtari i tha mediumit se policia serbe i ka thënë se duhet të presin 6 deri në 8 pasi ka kolona të gjata në Merdarë.
