×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA e futi në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo është arsyeja

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:24

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA’të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Kjo, pasi SHBA zyrtarisht i konsideron ish-presidentin shqiptar dhe familjen e tij të korruptuar.

    “Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken në Twitter.


    Çfarë thuhet në deklaratën e plotë të DASH-it?

    Motivacioni kryesor i bërë me dije në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, është ai i përfshirjes së Berishës në korrupsion. Këto akte, lidhen me përvetësim fondesh publike. Interferimi në procese publike është gjithashtu një prej arsyeve.

    Sipas deklaratës, Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët politikë dhe familjen, në kurriz të besimit që i kanë dhënë qytetarët me zgjedhjen e tij dhe qeverisë së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!