Pikërisht sot, më 28 nëntor, në ditën e shënuar të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ngjitet në ring për një nga përballjet më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale, ku përballë do të ketë gjermanin Agit Kabayel.

Kjo përballje merr një simbolikë të veçantë për faktin se zhvillohet në Ditën e Flamurit, çka e ka shtuar ndjeshëm emocionin dhe interesimin e tifozëve shqiptarë kudo në botë për ta parë Hysën triumfues në këtë datë historike, përcjell Gazeta Sinjali.

Nelson Hysa hyn në këtë duel me synimin e qartë për të vazhduar serinë e sukseseve në boksin profesionist dhe për t’ua dhuruar shqiptarëve një fitore të madhe pikërisht në përvjetorin e 114-të të mëvetësisë së Shqipërisë.

Reklamë

Nga ana tjetër, Agit Kabayel njihet si një kundërshtar i fortë i peshave të rënda në arenën ndërkombëtare, duke e bërë sfidën e sotme një test të vërtetë force, teknike dhe karakteri në ring.

E gjithë vëmendja e sportdashësve shqiptarë sonte do të jetë e përqendruar te ky duel, me shpresën që festa e 28 Nëntorit të kurorëzohet me një tjetër sukses në ring.