Janë shënuar tre gola të shpejtë në ndeshjen Brighton – Man City, e fundit për sezonin 2018/19.

Të parët shënuan vendasit, duke shokuar Cityn në minutën e 27’. Murray shënoi për 1-0.

Por, City reagoi menjëherë dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 28’, Aguero realizoi për mysafirët.

Reklamë

Cityn e kaloi në avantazh francezi Aymeric Laporte pas asistimit të Riyad Mahrez.

Cityt i duhet patjetër fitorja për ta fituar titullin, pasi Liverpooli po triumfon në shtëpi ndaj Wolwes./Reporteri.net/