Aktorja dhe këngëtarja braziliane, Lua Blanco, ka vdekur në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur në rrjetet sociale vëllai i saj, aktori Daniel Blanco.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur Lua Maria Blanco.
Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë asaj periudhe ishte plotësisht e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj që kishin qenë me të gjithë jetën e saj”, shkroi Daniel.
Ngushëllime shprehën shumë kolegë të saj, ndër ta Sophia Abrahao dhe Arthur Aguiar, me të cilët luajti në versionin brazilian të serialit “Rebelde”.
View this post on Instagram
Reklamë
Lajmin e shpërndarë edhe aktorja meksikane Dulce Maria, e cila luajti rolin e Robertës në versionin meksikan të serialit.
E lindur në Sao Paulo, Lua u bë e njohur në të gjithë Brazilin si Roberta Messi në versionin brazilian të telenovelës “Rebelde”, dhe ajo ishte gjithashtu anëtare e grupit muzikor të krijuar nga ai projekt.
Pas serialit “Rebelde”, ajo vazhdoi karrierën e saj në televizion, duke luajtur në serialet “Pecado Mortal” dhe “A Forca do Querer”.
“Rebelde”, versioni brazilian, sikurse ai meksikan, janë ribërje të serialit argjentinas “Rebelde Way” i cili vite më parë u transmetua edhe në Kosovë duke u bërë një nga serialet më popullore tek të rinjtë e asaj kohe, në vend.