Disejnatorja Diellza Krasniqi e njohur me emrin artistik Dejzi në një intervistë të dhënë për portalin Reporteri tregoi për publikimin e veshjes së saj në faqën e parë të magazinës së njohur amerikane “Modeliste Magazine”.


Carmella Rose, modelja e famshme amerikane pozoi për magazinën Modeliste në veshjen e krijuar nga Dejzi. Fotografitë janë realizuar në qytetin e Panamasë.

Reklamë

Veshja ishte ngjyrë portokalli me shumë detaje verore, që i shkonte mjaft shumë vendit që drejtuesit e kësaj magazine kishin përzgjedhur.

Kjo nuk është hera e parë që kreacionet e Dejzit shkëlqejnë në tregun ndërkombëtar.