×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

    Reporteri
    11 Shkurt 2023 | 10:55

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Beogradi po vazhdon të nxisë tensionet në rajon, në bashkëpunim me grupin Wagner të Rusisë.

    Osmani paralajmëroi se mercenarët nga grupi famëkeq Wagner i Rusisë po punojnë me paramilitarët serbë për të futur armë dhe uniforma ushtarake në Kosovë.

    Sipas Osmanit, synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë, shkruan Reporteri.net.

    “Ata sjellin armë dhe uniforma, por formalisht nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, tha  Osmani për mediumin britanik The Telegraph.

    Se sa ka pasur pjesëtar të Wagner në kufi apo brenda territorit të Kosovës, presidentja Osmani ka thënë se kjo çështje që ende po hetohet.

    “Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet”, ka thënë Osmani.

    Osmani kujtoi skepticizmin e përhapur mes liderëve botërorë në fillim të shkurtit të kaluar, kur dukej se Rusia mund të pushtonte Ukrainën.

    “Dy apo tre ditë para pushtimit të Ukrainës, po dëgjoja kaq shumë liderë botërorë që thoshin ‘Putini nuk është aq budalla, ai nuk do ta bëjë këtë’. Ne dëgjojmë tani për Vuçiqin – “ai nuk është aq budalla, ai nuk do ta bëjë atë”.

    Vetëm për shkak se KFOR-i është në Kosovë “nuk do të thotë se Vuçiq nuk do ta tentonte kurrë. Nuk po them se do ta bëjë, por ne gjithmonë duhet të jemi gati për të parandaluar një skenar të tillë”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!