×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dola i fundit nga ndërtesa”, Kurti zbulon propozimin e fundit që iu bë në Bruksel: E refuzoi Serbia

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 10:56

    Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për dështimin e negociatave të së hënës në Bruksel.

    Kurti ka thënë se në ftesën që e kishte pranuar për takimin në Bruksel, ishte potencuar se po ftoheshin për të diskutuar “me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve” dhe në paragrafin e dytë ishte edhe çështja e targave.

    Kurti hodhi sërish akuza në drejtim të Borrellit duke thënë se iu përshtat qëllimit të Serbisë dhe në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e shqiptimit të gjobave, shkruan Reporteri.net.

    “Të premten që shkoi u ftova në Bruksel për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa  e përfaqësuesit të lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë. Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqëndrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

    Në paragrafin e tretë, teksti bënte thirrje të fillonin me njëherë diskutimet për propozimin e BE-së që të fillonin menjëherë diskutimet për një marrëveshje para marsit të vitit 2023. Natyrisht këtë propozim të Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko gjerman në të cilin Borrell insistonte që ta quanim propozim të BE-së paraqet një bazë të mirë për diskutim. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb. Gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime, tri bilaterale, e tri trilaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë në versionin inicial. Ne ishim të pajtimit që për ti dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së,  ti dhëMë hapësirë pezullimit të fazës së dytë të vendimit për targa, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një e e arritur e rëndësishme e takimit. Komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutë të Kosovës dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëprfshirëse të Ahtisarit. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por as në shumë vende të tjera të botës. Pas takimit në Bruksel, i cili gjithsej zgjati 8 orë, Borrell  fatkeqësisht e ndryshoi premisën e diskutimit të ditës së hënë.

    Kurti ka thënë se ai ishte i fundit që u largua nga ndërtesa e BE-së, ngase bëri edhe një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje. Kurti tha se në momentet e fundit nga ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak mori edhe një propozim të fundit, për një tekst i cili  do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo Kurti tha se më pastaj i kishte njoftuar se Vuçiqi nuk pranoi.

    “Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e vendimit për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda, nevoja urgjente për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur aty për targa jo për propozimin e BE-së. Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike që dalin nga bisedimet. Unë shkoj për marrëveshjen finale ndërkombëtare e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, andaj edhe takimi përfundoi. Sikurse në takimin e 18 gushtit, edhe në këtë takim, unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit. Dhe më duhet të ju them se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur tek ne dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo më pastaj na njoftoi që Vuçiq nuk e ka pranuar, ndërkaq Borrell tashmë ndodhej në konferencë për media”, tha Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!