×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensionohet protesta në Tiranë, një protestues i lënduar

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 10:55

    Që në fillim të saj protesta është shoqëruar me tensione.


    Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme.

    Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta.

    Top Channel raporton se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur.

    Ndryshe, në Tiranë po vazhdojnë prej javësh protestat e dhunshme nga opozita, që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!