Një tjetër protestë kombëtare pritet të zhvillohet sot në Tiranë, e thirrur nga studentët dhe e mbështetur edhe nga Partia Demokratike.

Në prag të nisjes së tubimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke vendosur në terren efektivë dhe mjete të specializuara.

Një detaj i veçantë që ka tërhequr vëmendjen është shfaqja e një autoboti uji të policisë, i mbuluar me flamurin kombëtar kuqezi.

Reklamë

Mjeti i përdorur për menaxhimin e protestave është zbukuruar me ngjyrat e flamurit shqiptar, pikërisht në ditën kur vendi feston 114-vjetorin e Pavarësisë.