Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë.
Sipas Qendrës Evropiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:26, me epiqendër 14 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 5 kilometra.
Nuk ka raportime për dëme materiale ose të lënduar.
